Flash News

KRYESORE

Shkodra ‘vatër’ COVID-i, Ademi letër Prefektit: Më përfshi në vendimmarrje, të shtohen testimet

Shkodra ‘vatër’ COVID-i, Ademi letër Prefektit: Më

Kryebashkiakja e Shkodrës i dërgoi një kërkesë publike Prefektit të Shkodrës dhe Komisionit për Mbrojtjen Civile në këtë qytet, që të shtojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Voltana Ademi kërkon që të shtohen testimet, të futet bashkia Shkodër në vendimarrjen e këtyre institucioneve si dhe të testohet personeli që shërben në komunitet.

“Me qëllim sigurimin e mbrojtjen e qytetarëve dhe vazhdimësisë së shërbimeve bazë ne territor kërkojmë: Rritjen e numrit të testimeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës: Pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në procesin e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me COVID19; Kryerjen e testimit për personelin që shërben në rrugë dhe në kontakt me qytetarët: personeli i spitalit rajonal, shërbimit shëndetësor parësor, policisë së shtetit, policisë bashkiake, punonjësve të UKSH Shkodër, punonjësve të shërbimit social, vullnetarëve, punonjësve të shërbimit të pastrimit dhe gjelbërimit, shpërndarësve të postës shqiptare, etj; I

nformimin zyrtar për familjet dhe individët e konfirmuar pozitiv në territorin e Bashkisë Shkodër. Vlerësojmë shumë të rëndësishme që të sigurojmë vazhdimësinë e punës në shërbim të qytetarëve, sigurimin e stafit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i transmetimit të COVID19”, shkruhet ndër të tjera në kërkesën e firmosur nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Shkodra është një nga qytetet më të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, pas Tiranës. Qyteti verior ka më shumë se 70 raste me COVID-19 prej nisjes së epidemisë. Ndërkohë, një ditë më parë, bashkia e Shkodrës vendosi të mbyll për dy javë një nga tregjet e këtij qyteti, të Zdrales, ndërsa kufizoi shitjen në tregun e Rusit.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/photos/a.370973663008507/2605915772847607/?type=3&theater

Të fundit