Flash News

KRYESORE

Shkuan për të hapur rrugën, vritet një punonjës bashkie në Mat

Shkuan për të hapur rrugën, vritet një punonjës bashkie

Ubdate/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëlli të Matit, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe nga informacionet paraprake mësohet se viktima është një punonjës të Bashkisë Mat.

Ata kanë shkuar në vendin ku ka ndodhur ngjarja për të hapur një rrugë, por pas një konflikti janë qëlluar nga një person me armë zjarri.

Nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë provokuar konfliktin, por po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Të fundit