Flash News

KRYESORE

Shpërthim poshtë trenit në Londër, evakuohet stacioni

Shpërthim poshtë trenit në Londër, evakuohet stacioni

Një stacion hekurudhor në Londër është evakuar këtë mëngjes pas një shpërthimi nën një tren. Sipas “Daily Mail”, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta nga rrëmuja e shkaktuar, por nuk ka pasur asgjë serioze që rrezikon jetën.

Oficerët e policisë ndodhen në stacionin “Docklands Light Railëay” për të ndihmuar stafin hekurudhor dhe pasagjerët.

Fillimisht punëtorët e tmerruar menduan se pas shpërthimit fshihej një bombë, por mendohet që shpërthimi është shkaktuar nga një incident elektrik. Ndërkohë vijojnë hetimet nga policia për të zbardhur ngjarjen.

Të fundit