Flash News

KRYESORE

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dy vendet më të ndotura në Evropë për 2020-ën

Dy shtetet e Ballkanit Perëndimor janë cilësuar si dy vendet që pritet të jenë ndër më të ndoturat në Evropë për vitin 2020.

Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, baza e të dhënave më e madhe në botë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur të parat pas Monakos.

Për këtë vit, indeksi i ndotjes për Shqipërinë shënoi 77.77 pikë, kurse për Maqedoninë e Veriut 80.23 pikë.

Tri vendet e para më pas janë ndjekur nga Malta, Bullgaria, Ukraina, Rusia etj, ndërsa në vendet e fundit janë pozicionuar Suedia, Islanda dhe Finlanda.

Tirana sipas Indeksit të Ndotjesedhe për 2019-ën u rendit ndër qytetet më të ndotura në botë, sipas Numbeo, Indeksi i Ndotjes i cili nuk është shkencor duke qenë se bazohet në perceptimin e ndotjes që kanë qytetarët dhe jo në të dhëna shkencore. Në këtë percpetim dhe në këtë renditje rolin më të madh në përllogaritjen e ndotjes së një qyteti e luan ndotja e ajrit dhe e ujit.

Sipas këtij klasifikimi me ‘perceptim’ ndër 294 qytete, ku i pari renditet qyteti më i ndotur dhe i fundit qyteti më i pastër, Tirana renditej në vend të 38-të.

Të fundit