Flash News

KRYESORE

Të rinjtë e papunë, Spahiu-qeverisë: Juve duhet t'ju vësh hurin dhe e keni pak!

Të rinjtë e papunë, Spahiu-qeverisë: Juve duhet t'ju

Oragnizata Ndërkombëtare e Punës rendin Shqipërinë të parën në Europë me të rinjtë e papunë (32.8% e totalit).

Për këtë fakt ka reaguar ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu. Në një shkrim në Facebook, Spahiu teksa i drejtohet PS-së shkruan, “Jo protesta por juve duhet t'ju vësh hurin dhe e keni pak!”

Reagimi i plotë:

Ja dhe "dhurata" e Rilindjes për rininë shqiptare!

Shqipëria renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të pa punë, pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit.

Alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafenetë, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.

Është Oraganizata Ndërkombëtare e Punës që na sjell të dhënat e situatës së të rinjve në Europë nëpërmjet grafikut të mëposhtëm.

Rilindja hoqi të kuqen nga flamuri i PS por ja vuri Shqipërisë si damkë në hartën e Europës.

Kryesojmë për:

Papunësi

Trafiqe

Drogë

Krim

Emigrim

Varfëri

Korrupsion

Jo protesta por juve duhet t'ju vësh hurin dhe e keni pak!

Të fundit