Flash News

KRYESORE

Shqiptarët protestë anti-Soros para Shtëpisë të Bardhë, kërkesë për Presidentin Trump

Shqiptarët protestë anti-Soros para Shtëpisë të

 Në Washington DC, para Shtëpisë së Bardhë, po zhvillohet protesta e një komuniteti shqiptar në SHBA.Në një njoftim në rrjetet sociale, ata shprehen kundër regjimit monist që është vendosur në Shqipëri, ndërsa bëjnë fajtor për këtë edhe Fondacionin Soros që funksionon në Shqipëri.

Për këtë ata kanë dalë me kërkesë drejtuar presidentit Trump, që të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri.

 

Njoftimi

“Të Dielën, 7 Korrik 2019, në orën 12.00 .P.M. para Shtëpisë së Bardhë në Washington .D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë do të protestojnë kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku një Parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë. Organizatorët i kanë bërë thirrje degës së Vatrës në Michigan, që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila ka në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, si dhe kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë.

Organizatorët kanë thënë se: Të Dielën me 7 Korrik, ora 12 e mesditës, “do të bëjnë një tubim para Shtëpisë së Bardhë ku do ti kërkohet presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë. Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!

Të fundit