Flash News

KRYESORE

Si festohej Viti i Ri dikur, nga balloja speciale e mbretit Zog te darka e komunistëve në hotel ‘Dajti’ dhe tolloni i ushqimeve

Në kohën e sotme kemi ‘luksin’ të publikojmë çdo moment nga festimet e  Vitit të Ri, por dikur nuk ka qenë kështu. Edhe fotografitë janë të rralla. Po flasim për periudhën e komunizmit dhe atë të mbretit Zog.

Politiko u mundua të siguronte foto nga nje ent publik Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) per te pasqyruar traditen e festimeve te Vitit të Ri në komunizëm, por kostoja prej 20 eurosh per foto na stepi.

Në pamundësi për të siguruar foto nga arkiva e ATSH, ne kemi zgjedhur disa foto nga kërkimi në internet.

Bashkëshortja e Princit Leka II, Elia Zaharia Zogu ka ndarë para disa viteve foto nga balloja e organizuar në kohën e Mbretit Zog me rastin e ndërrimit të viteve.

Kështu festohej Viti i Ri në kohën e Zogut (Viti 1938)

Siç shihet nga fotot të gjithë të ftuarit janë të pranishëm në një ballo modernë për kohën duke vallëzuar dhe duke trokitur gotat me njëri-tjetrin me rastin e ndërrimit të viteve.

...

Në vitin 1944, kur komunistët kishin 1 muaj në pushtet, aleatët britanikë organizuan një darkë festive për Vitin e ri në Hotel Dajti.

Hysni Kapo (ish-Sekretar i Komitetit Qendror )dhe Hulusi Spahiu (ish-gjeneral, major) gjatë darkës festive

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Majori britanik Oliver, majori sovjetik Ivanov dhe oficeri amerikan Frank duke festuar së bashku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kamarierët e Hotel Dajtit duke shërbyer darkën

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pema e Vitit të Ri e Shqipërisë nën diktaturë u ekspozua dy vite më parë në Bunk'Art

Ajo që në gjithë botën e krishterë quhet “Pema e Krishtlindjes”, në Shqipëri është quajtur gjatë 45 viteve të komunizmit “Pema e Vitit të Ri”. Bredhi i zbukuruar si për festë konsiderohej si një simbol fetar e kështu diktatori Enver Hoxha kishte urdhëruar ta quanin ndryshe.

 

 

Po çfarë hanin shqiptarët për Vitin e Ri (fundi i viteve '80)

Një dokument tregon se çfarë kishte planifikuar partia për shqiptarët natën e Vitit të Ri 1989. 2 kg gjuhza; 1 shishe raki; 2 shishe verë; 2kg mollë; 2 kg portokalle për një familje me 4 persona.

Të fundit