Flash News

KRYESORE

Si mund të përhapni më shumë pozitivitet në internet, Millie Bobby dhe Samsung në një iniciativë të re

Në kohën kur teknologjia dhe epoka digjitale kanë arritur kulmin dhe gjithnjë vijnë risi nga shumë kompani të ndryshme, interneti është kthyer në mjedisin ku zërat e ndjesitë negative përforcohen më shumë se kudo.

Ky është një shqetësim që ka përfshirë të famshmit por edhe të thjeshtët ndaj iniciativa të ndryshme janë ndërmarrë me projekte e nisma për ta bërë internetin një vend më pozitiv. Për këtë po kujdeset dhe Samsung me ambasadoren e tij Millie Bobby (anëtare e #TeamGalaxy).

Samsung dhe Millie ftojnë ndjekësit e tyre në gjithë botën të ndajjnë mesazhe pozitive në kanalet e tyre sociale si një lëvizje drejt bërjes së internetit një vend më të mirë. Ndjekësit mund të ndajnë mendimet ose mesazhet e tyre si një imazh, video ose Instagram Story me hashtag #SpreadTheLove ♥ , një mantra personale e Millie dhe filozofia që ajo ndan rregullisht në kanalet e saj sociale.

Kujtojmë se Millie Bobby është një nga adoleshentet më të famshme e cila përdor zërin dhe imazhin e saj për kauza vërtetë të rëndësishme.

"Të gjithë e dimë se rrjetet sociale mund të jenë më pozitivet por edhe më negativet. Mund të jenë një platformë e mrekullueshme për të ndarë pozitivitet dhe ndryshim. Dua që të gjithë të sjellim ndryshime positive, dhe çdo gjë fillon këtu. Unë besoj se të gjithë mund të punojmë për t`i bërë mediat sociale një vend më të lumtur,” tha Ambasadorja e #TeamGalaxy.

Për të zbuluar se si Millie Bobby Broën po perhap pozitivitet në internet, shihni videon më poshtë:

Të fundit