Flash News

KRYESORE

Si po pritet reagimi i Ramës brenda Akademisë së Shkencave? Nuk ka tërheqje

Si po pritet reagimi i Ramës brenda Akademisë së Shkencave? Nuk

Pavarësisht paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se Akademia e Shkencave nuk do të marrë asnjë qindarkë nëse nuk reformohet dhe nuk i jep fund zgjedhjeve farsë, akademikët nuk janë tërhequr nga programi i parashikuar i mbledhjes.

Kandidati për kryetar, Gudar Beqiraj ka lexuar përpara kolegëve programin e tij për mandatin që pritet të marrë pas pak minutash.  

Të pranishëm në mbledhje janë 21 anëtarë të ASH, ndërsa mungon Artan Fuga, i cili i ka konsideruar farsë këto zgjedhje.  

Ndërkohë ka nisur votimi për kryetarin e ri.

Të fundit