Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Shqipëria është e kapur nga një krizë politike, për më tepër që tërmeti i 26 nëntorit përveç pasojave në jetë njerëzore shkaktoi edhe dëme të mëdha ekonomike, e kjo ka bërë që të rinjtë shqiptarë ta shikojnë të ardhmen jashtë atdheut.
“Studimi Rinor 2018-2019”, realizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, i cili bazohet në një sondazh kombëtar me 1200 të anketuar, të moshës 14-29 vjeç ka arritur në përfundimi n se 43% e të rinjve shqiptarë kanë një dëshirë të madhe për t’u larguar nga vendi.
Sipas studimit, papunësia, varfëria dhe korrupsioni trembin më shumë të rinjtë shqiptarë, por ata shprehen gjithashtu se janë të papërfaqësuar në politikë.
Të rinjtë u pyetën edhe për perceptimin e tyre mbi arsimin, ndërkohë që të dhënat treguan se 54% e tyre pohuan se shit-blerja e notës është një fenomen që ekziston, ndërkohë që 63% e të anketuarve mendojnë se arsimimi është i keqpërshtatur me tregun e punës.
Në lidhje me reformën në drejtësi, 38% e të anketuarve besojnë te vetingu, por pjesa më e madhe e të anketuarve janë skepktikë sa i përket ndëshkueshmërisë.