Flash News

KRYESORE

Sizmiologu popullor i shkruan Berishës: Ky është shkaku i vërtetë i tërmetit në Gjirin e Lalëzit, fshihet firma ‘Dulaku’

Sizmiologu popullor i shkruan Berishës: Ky është shkaku i

Ndërsa tërmetet vijojnë të dominojnë në pjesën qendrore te vendit, ish-kryeministri Sali Berisha publikon fakte të reja për shkakun e këtyre lëkundjeve sizmike, kryesisht në Gjirin e Lalëzit, ku është edhe epiqendra.

Referuar mesazhit të Sizmiologu popullor dixhital, siç e cilëson ai, shkak për këto tërmete të njëpasnjëshme është mbyllja e një grope që sipas gojëdhënave nga banorët njihet si “Gropa e Kuçedrës”.

Sioas sizmiologut, firma ‘Dulaku’, e përfolur për lidhjet e afërta me kryeministrin Edi Rama ka nisur ndërtime në atë zonë, duke mbyllur këtë gropë, e cila çliron gazra jo helmuese. Mbyllja e saj, sipas sizmiologut është bërë shkak për tërmetin e fuqishëm të mërkurën e javës së shkuar.

Statusi i plotë:

Gropa e Kulçedres dhe termetet ne Gjirin e Lalzit!

Sizmiologu popullor dixhital informon:

Shkaku i termeteve ne Gjirin e Lalzit sipas tij eshte mbyllja e Gropes se Kulçedres!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Z.Berisha, ne gjirin e lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre... njerez te zones flasin per nje grop gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe , aty po nderton firma e Edi Rames, Dulaku shpk. Problemi nuk qendron se kush po e nderton por aty ka qen nje grop shum e thelle qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minut qe te binte ne uje.. njerezit e zones e kan trasheguar kete grop si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme.. ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund.. Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete...

Të fundit