Flash News

KRYESORE

"S’ka përçarje të opozitës", Boçi: Qeveria tranzitore, kusht i vetëm për zgjedhjet

"S’ka përçarje të opozitës", Boçi:

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi, duke folur për situatën e krijuar me gjykatat në vend, që  po njohin dita-ditës kryebashkiakët e dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit, thotë se 30 qershori është krejt nul dhe dekreti i Presidentit për 13 tetorin në fuqi.

Gjatë një bisede me gazetën 'Koha Jonë'  ish- deputeti thekson se: “Skandali i Durrësit dëshmoi qartazi që sot sistemi i drejtësisë është nën vasalitet politik të plotë. Gjyqtarët janë nën presion të plotë dhe vendimit e tyre vazhdojnë të jenë partiake dhe jo ligjore. Në të tilla rrethana por dhe ato pararendëse që lidhem me dekretin e Presidentit, kryebashkiakët nuk mund të largohen nga ushtrimi i detyrës. 30 Qershori është krejt nul dhe dekreti i Presidentit në fuqi. Është e drejtë institucionale e kryebashkiakëve të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë dhe madje të angazhohen për situatën zgjedhore”.

I pyetur pse PD-ja ka nisur tani të shpalosë programin e saj për ekonominë, Boçi thekson se është garancia më e prekshme për zgjidhjet që sot kërkojnë qytetarët për problemet e tyre të mprehta ekonomike e sociale.

“Prezantimi i platformës ekonomike është jo thjesht pararendësja e programit të PD për zgjedhjet politike të prakohshme por dhe garancia më e prekshme për zgjidhjet që sot kërkojnë qytetarët për problemet e tyre të mprehta ekonomike e sociale”.

A është në uniformë opozita dhe e ndajnë të njëjtin qëndrim për qëndrimet politike? Ish-deputeti thotë se nuk ka çarje në qëndrimet e opozitës, ku thekson se zgjedhjet lokale dhe politike do të kalojnë përmes një qeverie tranzitore. “Opozita nuk ka çarje në qëndrimin e saj. Ne vazhdojmë të theksojmë që zgjedhje me Ramën nuk ka dhe që zgjedhjet politike e lokale do të kalojnë nëpërmjet një qeverie tranzitore”.

Ish-deputeti tha se dinamika e politikës është në lëvizje, pavarësisht sezonit turistik.

“Dinamika politike pavarësisht stinës është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjidhja e krizës është e afërt. Ne kemi ende në dispozicion mjete politike për të detyruar një zgjidhje që sot e kërkojnë 85 % e shqiptarëve”.

 

Të fundit