Flash News

KRYESORE

‘Skandalet bien në veshin e shurdhër të Kuvendit’, Meta rendit arsyet i thirri qytetarët në shesh

‘Skandalet bien në veshin e shurdhër të Kuvendit’,

Nga protesta që po zhvillon, Presidenti Ilir Meta sqaroi arsyet pse vendosi të thërrasë popullit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Para qytetarëve në shesh, Meta përsëriti se manifestimi bëhet kundër grushtit të shtetit që po godet çdo ditë qytetarët e ndershëm.

Ndër të tjera, Meta u tha se skandalet që denoncohen bien në vesh të shurdhër edhe për kuvendin.

“Vendosa t’ju therras sot këtu sepse skandalet që denoncohen bien në vesh të shurdhër edhe për Kuvendin.

Sepse ekonomia juaj është në ditën më të errët. Sepse oligarkët bëjnë krime të rënda kushtetuese dhe nuk ndëshkohen.

Një krim i rëndë që ka përmbysur një nga parimet bazë të kushtetuës, në mënyrë më antikushtetuese e më korruptive. Oligarkët po favorizohen në kurriz të qytetarëve të ndershëm. Kjo maxhorancë në mënyrë mafioze errësoi pa prezencën e opozitës dekretin e presidentit. Drejtësia është kapur prej fyti nga sekti antishtet.

A mundet bizneset e vogla të besojnë, që po falimentojnë çdo ditë? Ndërkohë këto gropa financiare i paguani ju. Ky nuk është shtet i së drejtës dhe i qytetarëve”, tha Meta

Të fundit