Flash News

KRYESORE

Skandali, presidenti i Çekisë deklarata antishqiptare: Serbia vuajti me shqiptarët, jemi në luftë me myslimanët

Skandali, presidenti i Çekisë deklarata antishqiptare: Serbia vuajti

Presidenti radikal i Republikës Çeke, Milos Zeman ka bërë disa deklarata antishqiptare gjatë intervistës për gazetën serbe “Vecernje Novosti”. Zeman ka folur për emigrimet e myslimaënve nga Afrika në drejtim të Europës, për të cilët tha se kanë kulturë të papranueshme për europianët dhe asimilimi i tyre është i pamundur.

“Thuhet se paktën disa milionë njerëz janë përgatitur në Afrikë për të emigruar drejt Europës. Ata janë shumica myslimanë, kultura e të cilëve është e papajtueshme me atë europiane. Nuk besoj se asimilimi i tyre është i mundur”, ka deklaruar presidenti çek.

Kur flet për kulturën myslimane të papajtueshme me atë europiane, Zeman i referohet gjithashtu shqiptarëve. Sipas tij, Europa ka qenë historikisht në luftë me myslimanët dhe këtë e ka përjetuar Serbia në Kosovë.

“Nëse shikoni historinë e Europës, në fakt është një luftë e vazhdueshme me myslimanët. Kjo është ekzaktësisht çfarë Serbia ka përjetuar në lëkurën e saj, ndër të tjera në Kosovë”, është shprehur Milos Zeman.

Sa i përket presionit që vjen nga BE për Beogradin lidhur me çështjen e Kosovës, Zeman ka thënë se ky presion duhet të luftohet menjëherë, pasi në të kundërt shantazhuesit do të vijojnë të kërkojnë më shumë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Prishtina dhe Tirana kundër deklaratave antishqiptare të presidentit të Republikës Çeke.

Të fundit