Flash News

KRYESORE

Skemë mashtrimi me TVSH, 20 biznesmenë në pranga. Policia vijon operacionin

Skemë mashtrimi me TVSH, 20 biznesmenë në pranga. Policia vijon

Rreth 20 biznesmenë janë arrestuar nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.

Burimet i bënë me dije RTV Ora se të arrestuarit akuzohen për krijimin e skemave të mashtrimit me TVSH. Abuzimet kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2019 dhe arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.

Të arrestuarit dyshohet se kanë krijuar kompani fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj shtetit.  Nga skema e kompanive fiktive përfitonin edhe TVSH duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Policia vijon aksionin ndërsa pritet të ketë arrestime të tjera.

Të fundit