Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Elsa Skënderi - Rakipllari
Ti ç’farë ndere, Mujo, po na lypë?
Qi dy djepat na i ke vu në gjumë?
A don forcë, Mujo, me qindrue?
A don luftë, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don dije, Mujo a don gjuhë?
Lyp shka të duesh Mujos te i kan thanë.
-Shpesh po m’ngucin çobanija
Paj me forcë me ja u kalue un due.
Eposi thotë se zanat e pyetën Mujin se çfarë dëshironte: forcë, pasuri apo dije? E ai gjakon forcë, që të mundë barinjtë e tjerë. Nuk iu duk se kishte nevojë më shumë as për pasuri, as për famë, as për dije, sesa kishte nevojë për fuqi për t’u mundur. Forca ia mundësoi që nga delmer, të bëhej kreshnik. Ky fragment, që sa herë përmendet duket se vjen bashkë me jehonën e bjeshkëve, na kumton diçka përtej ligjërimit epik të cilit i përket. Rëndësinë e të qenit i fortë, rëndësinë e mundjes së të tjerëve, superioritetin përmes fuqisë së pashtershme fizike.
***
Në kohëra, thuajse të mugëta, në vise të vendit tonë. Një shkuesi/ lajmësi që ka shkuar të kërkojë nuse, i bëhet pyetja: “po ç’ka grabitur ky djali? Ç’bëma ka bërë?”. Çudë e madhe! Pyetja bëhej nga nevoja për t’u siguruar që dhëndri i ardhshëm ishte “sypatrembur dhe i zoti për ta siguruar jetesën”. Kusaria është sprovë për t’u kapërcyer. Në shqipe, madje, kemi dhe foljet “kusaroj – jokal. Vjedh, plaçkit e grabit me dhunë, merrem me kusari, rroj me kusari” e “kusarohem - vetv. Bëhem kusar, filloj të merrem me kusari”.
***
Kur shekulli XX, sapo kishte nisur të përvijohej, më 1903-shin, Asdreni përkthen një reportazh, të shkruar në gjuhë të huaj, që botohet në “Albaninë” e Konicës. Përshkruhet një udhëtim me kuaj, nga Durrësi në Tiranë. Udhëtim me kokën në torbë, që e bënte të domosdoshme pasjen e një shoqëruesi që do t’i ruante ata që kishin marrë rrugën nga rreziku serioz i kusarëve. Në tekst thuhet “Ndryshe me vrasje e me vjedhje shumë janë që duan të bëjnë një mënyrë rrojtje. Që të jesh kusar (hajdut) i udhës’ së madhe kio është një pun’ e ndershme, e cila s’e shnderon as fare atë që e bën. Këtu jet e nieriut ka aqë fort të pakë vlerë”. Kusaria është mënyrë jetese, është punë, madje e ndershme (sic!).
***
Në çapitjet, përpjekjet, udhëtimet prej Sizifi ndonjëherë, në historinë tonë ka pasur shpesh shfaqje, ngjarje, a gjëma kusarie. Plaçkitje individësh, plaçkitje udhëtarësh, plaçkitje fabrikash, plaçkitje uzinash, plaçkitje nëntoke, plaçkitje ministrish, plaçkitje shtëpish, plaçkitje bibliotekash, plaçkitje ndaj Shqipërisë.
Profili i kusarëve mund të jetë i variueshëm, por filli që i bën bashkë të gjithë, është prezuntoziteti i të qenit i fortë, i të mundurit të gjithë!! Disa kusarë janë të pashkolluar, disa janë ordinerë, disa janë hequr si njerëz me mend në kokë, disa historia na i ka shfaqur me petkun e politikanëve, disa vijojnë të vetëquhen të ndershëm e vijojnë të kusarohen.
***
Të qenët skifter në shekullin XXI
“Skifterat” titulli i një kënge që është shfaqje par excellence e kitçit muzikor, masovike jo vetëm për nga numri i klikimeve, një farë përpjekjeje për të parodizuar, shfaqje kallpe muzikore. Pa merita artistike për t’u përmendur, (do të kishim përdorur në një situatë tjetër shprehjen me nder me thanë, por edhe kjo është e pavend, sa kohë që nderi në situatat e sipërpërmendura është lidhur dhe me kusarinë) teksti i këngës himnizon në mënyrë tepër joshëse për masat, profilin e kusarit “modern”.
“Skifteri” është ai lloj emigranti që shkon në Itali dhe grabit, plaçkit e bëhet i pasur. Gjithë rrugëtimi i “pursue of happiness” (kërkimit të lumturisë), arrihet përmes kusarimit dhe pasurisë vënë prej saj. Këta skifterë, sipas këngës, janë heronjtë e jetës së përditshme që konsiderohen “T’funit nshkoll e t’parët n'jetë skifterat, skifterat”. Teksti vijon “Hyna ka ballkoni nuk hyna ka porta/ Mu ke dhoma gjumit jasha kasaforta/ U çu i zoti shpis o mio Dio/ Dormi mio caro perche sono io”...
Parodizimin e të njëjtit personazh, skifterit e gjejmë në shfaqjen e humorit “Portokalli”. Saora, në ligjërimin bisedor dhe në zhargonin urban, tashmë emrit skifter është shtuar një kuptim i ri sinonimik me atë të fjalëve kusar/ plaçkitës/ gangster i kamur, përveç dy kuptimeve që ka në fjalorin shpjegues: 1. zool. Shpend grabitqar me sqep të kthyer e me kthetra të fuqishme, që rron nëpër shkëmbinj; 2. fig. Njeri trim e i vrullshëm në sulm.
***
Skifter mos qoftë kush!
Lajmi i parë në radio teksa po çoja djalin në kopsht. “Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në Fier. Burime zyrtare bënë me dije se 4 persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të hyjnë në banesën e një shtetasi. Por pas sinjalizimit të policisë, hajdutët janë përballur me forcat e rendit dhe kanë hapur zjarr ndaj këtyre të fundit. Për pasojë, gjatë shkëmbimit të zjarrit njëri nga autorët ka gjetur vdekjen.” Në atë çast pata një sërë përjetimesh që nga keqardhja, ndjenja e pasigurisë, mendimi për formulimin e lajmit të vdekjes me fjali joveprore për të fshehur përgjegjësinë e policisë dhe zija e mungesës së shpresës, zija si e ngjyrës së skifterëve.
Më vonë gjatë ditës u mësua se i vrarë kishte mbetur një 20-vjeçar, me precedentë penalë. I ndaluar edhe në Greqi e Itali. Në disa kronika e quajtën “person problematik, sipas fqinjëve”, diku tjetër “djalë të vetëm”. Në pamjet shoqëruese shihej një grua që kishte vënë kujën, thuajse e shtrirë përtokë, në mes të rrugës. Mesa dukej ishte familjare e të riut.
Një njeri që i hyn rrugës së kriminalitetit kaq i ri, sa të ketë dhe përvoja arrestimesh brenda e jashtë vendit, duhet të jetë këmbanë alarmi, jo vetëm për qytetarët që të sigurojnë me sa më shumë shula dyert e shtëpive të tyre. Por duhet të shqetësojë e të shkundë të gjitha instancat shtetërore. A është bërë mjaftueshëm për punësimin e të rinjve, apo mundësia për mbijetesë duhet parë (ende) qoftë edhe duke kusaruar? Çfarë politikash sociale dhe edukuese po ndiqen, teksa ndër të rinj sheh të kultivuar, me gjasë prej mungesës së shpresës e mundësive konkrete, kultin e “skifterit”? A i kemi rrumbullakosur të gjitha cepat e pengesave të jetesës në këtë vend, që puna ka mbetur, bie fjala, te edukimi rreth të drejtave të komunitetit LGBT, kur lista e problematikave që kërkojnë ndërgjegjësim është varg e vijë? Sa të sigurtë e kemi pronën, shëndetin, jetën?
Askush, nga ata që përgjegjësitë duhet t’i marrin përsipër me fjali veprore, nuk di të flasë veçse për reforma, po aq kallpe sa kënga për lavdinë e skifterëve. Thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton. Fundaj, Muji mund të kishte kërkuar nga zana dije dhe jo forcë për t’i mundur e mposhtur të gjithë. Por prapë fataliteti, fatumi i paracaktuar është kartë kusarësh të një lloji tjetër, e përdorur gjer në dalje boje. Jeta duhet çmuar më fort e koncepti i të jetuarit të ndershëm duhet ndarë një herë e përgjithmonë nga kusaria, nga të qenët skifter. Zbrazëtia botëkuptimore do mbushur me politika sociale të mirëfillta jo mitesh urbane, me modele të shëndetshme suksesi, me shkollim, me libra, me biblioteka! Të rinjtë nuk bën të lihen në mes të udhës së madhe!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38