Flash News

KRYESORE

Sociologu ironizon me ‘çështjen Xhafaj’: Njëri vëlla mori rrugën e krimit, tjetri të luftës ndaj krimit

Sociologu ironizon me ‘çështjen Xhafaj’: Njëri

Dorëzimi i Agron Xhafajt tek autoritetet italiane dhe konfirmimi i Ministrit të Brendshëm në krye të detyrës vijojnë të ngjallin reagime nga individë të prifileve të ndryshme publike.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, sociologu Ergys Mërtiri shkruan se kjo ngjarje ka ngjyra shekspiriane, ndonese me pak sociorealizem brenda.

Po ashtu nuk lë mënjanë edhe ironitë kur shprehet se: “Pra, Agroni i shkrete po vuan dënimin vetëm sepse, për fatin e tij të keq, e ka të vellanë Ministër të Brendshëm”.

Statusi i plotë:

Pra njeri vella mori rrugen e krimit tjetri rrugen e luftes ndaj krimit.

Megjithate, vellai i mire u kujdes per tjetrin, punoi me te, u angazhua ne edukimin e tij derisa e beri ta kuptoje gabimin, te reflektoje dhe te beje autokritike.

Sot vellai i mire ligeshtohet se burgun i duhet ta beje nje njeri qe tani ka ndryshuar dhe eshte bere tjeter njeri.

Vellai i mire, ishte aq i ndershem, sa nuk e ndihmoi kurre njeriun e dashur ti shpetoje drejtesise, por fati deshi qe ai te shpetoje gjithsesi.

Por sidoqofte, sot atij i duhet te shkoje ne burg i detyruar nga disa njerez te poshter qe po ia perdorin kete histori nga inati qe kane me te vellane. Pra Agroni i shkrete po vuan denimin vetem sepse, per fatin e tij te keq, e ka te vellane minister te brendshem.

Drama ka ngjyra shekspiriane, ndonese me pak sociorealizem brenda.

Të fundit