Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Sokol Balla: Të hënën Rama nis procesin e ndryshimeve më të mëdha në një qeveri, prisni më shumë Sandër Lleshaj në kabinet
Lajmi se javën që po vjen do të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe Asamblesë së Partisë Socialiste, ka bërë që në media të qarkullojnë zëra për ndryshime në qeveri.
Gazetari Sokol Balla në një shkrim të publikuar në “Vizion Plus”, me titull “Qeveria e re që lind për Krishtlindje!”, bën një profil të emrave të rinj dhe sektorët se ku Rama pritet të ndryjë.
Balla e nis shkrimin e tij duke thënë se vezët mbi të në Parlament ditën e enjte, duhet ta kenë bindur Edi Ramën sesa i vetmuar është këto kohë. “Studentët, Astiri, Shkoza, Gjushi, Lala, Sajmiri, dosjet e dukshme dhe te padukshme te gjetura nga Xhafaj, padurimi i Pandit për tu bërë së paku sërish protagonist dhe së shumti kryeministër, shkeljet e syrit majtas e djathtas mu nën hundën e tij, mesa duket kanë bërë që kryeministri të kuptojë atë që kemi ndjerë të gjithë: që kabineti i dytë i Ramës është më i keq se ai i para zgjedhjeve të majit 2017”, shkruan Sokol Balla.
Duke ju referuar Sandër Lleshajt, balla e cilëson si një personazh që me Edi Ramën është 99.99 përqind jo i përshtatshëm, por që e bashkon ideja sesi gjerat janë keq dhe duhen bërë më mirë, teksa shton se nga e hëna do të ketë më shumë profile të tilla në qeveri.
“Ndaj të hënën, kur Edi Rama të formulojë zyrtarisht nevojën e ndryshimeve të forta në qeveri, prisni gjithnjë e më shumë “UFO” si Sandër Lleshaj të futen në qeveri.
Sepse të hënën Edi RAMA nis procesin e ndryshimeve më të mëdha në një qeveri, që formalisht nuk ka rënë akoma. Një qeveri që nuk ndryshon trekëndëshin më të fortë – Mbrojtje (amerikanët), Rend (Drejtësi) – europianët, Diplomaci (ndoshta dhe Turizëm e Bujqësi), por që mesa duket do të prekë të gjitha ato sfera të jetës sociale, ekonomike dhe politike që janë menaxhuar kaq keq, qe para majit 2017”, thekson gazetari Sokol Balla.
Shkrimi i plotë
Qeveria e re që lind për Krishtlindje!
Nga Sokol Balla
Vezët mbi të në Parlament ditën e enjte, duhet ta kenë bindur Edi Ramën sesa i vetmuar është këto kohë. Gjatë gjithë jetës një njeri me fat – dhe fati zakonisht provohet në ditë të vështira – kryeministri dukej nga portreti se ka filluar te bindet se fatin njeriu e bën vetë. Ose në rastin e tij, nuk e lë dot në duart e ministrave.
‘Astiri’ dhe skandali që ai hapi – aq më keq që habiti dhe amerikanët – i tregoi atij, se më fund duhet të merret seriozisht me letrat zyrtare dhe jo me vizatimet në zyrë. Çështja e Teatrit i tregoi atij se gjithkush duhet të marrë përgjegjësitë e veta, dhe as ai të kreut të bashkisë dhe as kreu i bashkisë atë të ministrit të Kulturës. Rasti i studentëve dhe Kuvendi i PD i tregoi se Shqipëria nuk mund të jetë një vend aq tolerant, sa reformën e arsimit ta bëjnë sponsorët e Lulit, dhe ndërkohë më pas Luli të mbështesë studentët dhe të fusë në radhët e Këshillit Kombëtar, pedagogë të Trustit të Universiteteve, që dhjenë reformën, raportet me studentët dhe me të vërtetën.
Studentët me krizën që krijuan, i treguan atij se vendi nuk qeveriset dot me meme dhe statuse në Tëittter dhe as me fjalime maratonë si Nicolas Maduro në Telesur. Studentët, Astiri, Shkoza, Gjushi, Lala, Sajmiri, dosjet e dukshme dhe te padukshme te gjetura nga Xhafaj, padurimi i Pandit për tu bërë së paku sërish protagonist dhe së shumti kryeministër, shkeljet e syrit majtas e djathtas mu nën hundën e tij, mesa duket kanë bërë që kryeministri të kuptojë atë që kemi ndjerë të gjithë: që kabineti i dytë i Ramës është më i keq se ai i para zgjedhjeve të majit 2017.
Kjo u kuptua edhe në resistencën jo të vogël të brendshme në PS, ndaj zgjedhjes së një kandidature të paoksiduar për ministër, atë të Sandër Lleshajt. Vetë e kuptova pak ditë më parë kur këtë personazh i veshur varfër si një prift franceskan, por me ide të pasura se si të modernizohet Policia dhe Shteti, e kisha dy orë përballë në emision. Një personazh që me Edi Ramën është 99.99 përqind jo i përshtatshëm, por që e bashkon ideja sesi gjerat janë keq dhe duhen bërë më mirë. Njeriu që me sa duket, edhe para të gjithëve i ka kërkuar atij një plan kombëtar kundër kanabisit dhe që ndryshe nga Fatmir Xhafaj, siç e tha edhe vetë, mendon “qe forca e ligjit duhet të ndihet çdo ditë dhe jo me fushata”.
Nga e hëna prisni më shumë Sandër Lleshaj që të futen në Qeveri. Rama duket se e ka ndarë mendjen që jo të gjitha vezët duhet të jenë për të. Ca t’i hajë edhe Lindita, edhe Damiani, edhe Arbeni (këtë mendon edhe partia e Erion Braçeve, një shumicë e heshtur dhe mbështetëse në kohë të vështirë dhe ankimtare, sa herë qeveria ‘fluturon me pras’ drejt lartësive të panjohura). Po ca vezë duhen edhe në dyert e Shëndetësisë, plot me PPP-ra dhe të pabëra, po ku ende sot vdesin foshnje në qytete periferike a thua se jetojme në Burkina Faso dhe qeveria rezidon në Uagadugu.
Edi Rama ka kuptuar se nuk mund të presë. Ai me dinakëri ka kuptuar se nuk ka luksin e protestave me pushime brenda, siç çuditërisht përfundoi ajo e studentëve. Edi Rama e di që tani se SPAK po ngrihet, dhe nuk ka më luksin të presë që fati, njohjet dhe ndërkombëtarët të mbyllin një sy ndaj atyre që ja hoqen tepsinë e bakllavasë LSI, për të ngjyer buzët dhe mëngët me shërbetin e pushtetit.
Edi Rama e di që para ligjit nuk ka përgjegjësi kolektive, por ama ka kuptuar se para popullit ka gjyq individual, si të atyre që e dhjesin si në Shkodër, Pogradec apo Elbasan. Por edhe aq mirë sa te atyre në Bashkinë e Tiranës, që mund t’i rrezikojnë kuotat e sondazheve dhe t”i personalizojnë ato, aq sa ai të jetë i pafuqishëm t’i ndalojë apo ngrijë, siç bëri në shtator 2014. Edi Rama e ka kuptuar se me ngritjen e SPAK, jo vetëm do jetë i pafuqishëm të mbrojë ministra e kryebashkiakë, por s’do ketë ndonjë ndikim të madh edhe ne emrat e zëvendesuesve dhe për këtë, ka ende para syve se qoftë Xhafaj qoftë Lleshaj, erdhën, ikën dhe ikin, jo duke i marrë leje atij. Une e kuptova këtë në intervistën me Ministrin e ri të Brendshëm. Ai e do formën, si Tahiri dhe Rama. Ai nuk harron, si Fatmir Xhafaj. Por ai nuk merr urdhëra, si gjithë të tjerët. Ose së paku, nuk i merr vetëm nga Rama.
Ndaj të hënën, kur Edi Rama të formulojë zyrtarisht nevojën e ndryshimeve të forta në qeveri, prisni gjithnjë e më shumë “UFO” si Sandër Lleshaj të futen në qeveri.
Sepse të hënën Edi RAMA nis procesin e ndryshimeve më të mëdha në një qeveri, që formalisht nuk ka rënë akoma. Një qeveri që nuk ndryshon trekëndëshin më të fortë – Mbrojtje (amerikanët), Rend (Drejtësi) – europianët, Diplomaci (ndoshta dhe Turizëm e Bujqësi), por që mesa duket do të prekë të gjitha ato sfera të jetës sociale, ekonomike dhe politike që janë menaxhuar kaq keq, qe para majit 2017.
Edi Rama kërkon të krijojë shpejt dhe pa humbur kohë (deri në Asamblenë e 29 dhjetorit gjithçka mbyllet totalisht), një kabinet mbrojtës, duke rrëzuar kështu vetë i pari iluzionin e paprekshmërisë, përballë një opozite të dobët, e cila pritet shumë shpejt, edhe ajo nga SPAK dhe Amerikanët, të marrë një goditje në themel dhe një tërmet që mund ta shkundë rëndë dhe për një afat të gjatë.
Kryeministri e ndjen se po vijnë kohë të këqija. Ai i njeh mire ato, se ka bërë 8 vjet në opozitë. Dhe i duhet nje kabinet me energji dhe vizion tjetër, që të përgatisi vendin për epokën e re që jo domosdoshmërisht lidhet me datën e zgjedhjeve lokale dhe as atyre të përgjithshme.
Edi Rama do të ndryshojë qeverinë këtë javë, dhe do bëjë shumë mirë. Por ai duhet edhe të qartësojë mirë se çfarë do bëjë me zgjedhjet lokale. Të zyrtarizojë kandidimin e Veliajt dhe moskandidimin e Dakos dhe Sejdinit and co? Dhe t’i japë fund dilemës amatoreske, por inefektive që është përhapur dhe që insinuon largimin e Veliajt nga drejtimi i Tiranës dhe moskandidim në 30 qershor. Unë mendoj se me frikën e këtyrë ditëve dhe ndryshimet në qeveri që do t’i thotë të hënën, ai e ka pranuar këtë. Por kesaj rradhe kryeministri duhet vërtet të bindë kryeministrin të parin, se nuk është prekur nga sindroma e Prasit që prek cdo maxhorancë në mandatin e dytë të saj.
Edi Rama punoi aq shumë që në fushatë vjet që të na mbushte mendjen se ky ishte mandati i tij i parë si kryeministër, saqë përfundoi ta besonte atë dhe vetë. Sinjalet janë që e ka kuptuar gabimin dhe se të hënën nis reflektimin, duke filluar nga vetja. Te ajo pike – pra te vetja e tij – ka qënë gjithmonë shumë i kujdesshëm. Si gjithmonë ka fat. Në kohë të vështira, difektet personale jo rrallë e kanë ndihmuar të dalë i fituar, edhe atëherë kur nuk e ka kuptuar as vetë.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56