Flash News

KRYESORE

Struktura policore FAST/ Gazetari: Hap pozitiv, ish komandot janë makina lufte, rrinin rrugëve

Struktura policore FAST/ Gazetari: Hap pozitiv, ish komandot janë makina

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë mendimin tij në lidhje me krijimin e strukturës së re policore FAST. Ai gjykon se përfshirja e ish-komandove është një hap pozitiv, pasi një pjesë e tyre mbeten të papunë kur kthehen nga misionet e NATO-s.

FAST-i do të përbëhet nga 50 ish-anëtarë të Forcave të Armatosurave, trupat komando si dhe Forcat Speciale të ushtrisë.

Për më tepër që këto komando, të gjendur në mes të katër rrugëve, shpesh janë përdorur si ekzekutorë nga grupet e strukturuara kriminale.

“Nuk kam dyshim për përgatitjen e këtyre djemve. Madje më vjen mirë që një pjesë e trupave tona paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, që kanë qenë përballë një armiku real, po shfrytëzohen sepse janë harxhuar miliona lekë, ata janë makineri e luftës kundër krimit dhe po përdoren për rendin dhe sigurinë.

Ndërkohë, kolegë të tyre vitet e fundit i kemi parë t’i përdorin grupet e strukturuara kriminale. Pra ne kemi komando të FA-së tashmë të lënë pa punë që janë kthyer në ekzekturorët e grupeve kriminale, të cilët janë të ftohtë, të pamëshirshëm dhe të vështirë për t’u kapur”, tha Hoxha në Top Channel.

 

Të fundit