Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Studentët vijojnë ngujimin: Rama i ka dhënë urdhër policisë të lirojë sonte fakultetet
Studentët vijojnë ngujimin nëpër fakultete si shenjë e përshkallëzimit të protestës në mbrojtje të kauzës së tyre për arsim cilësor.
Një student i Fakultetit të Arkitekturës është shprehur se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Policinë e Shtetit që të ndërhyjë mbrëmjen e sotme për të shpërndarë studentët e ngujuar nëpër fakultete.
“Është një urdhër politik që ka ardhur direkt nga kryeministri Edi Rama që të gjithë fakultetet do të lirohen, por asnjë fakultet në Tiranë nuk do të lirohet. Fakulteti është i joni, i studentëve”, shprehet ai.
Të tjerë studentë kanë denoncuar dhunën e policisë private, ndërsa shtuan se ata nuk i lejojnë të marrin ushqim dhe të hyjnë në fakultete.