Flash News

KRYESORE

Studimi, një vezë në ditë mban doktorin larg

Studimi, një vezë në ditë mban doktorin larg

Një studim, kryer në mbi gjysëm milioni njerëz në Kinë, sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët theksojnë se konsumimi i vezës duhet të jetë pjesë e dietës ditore.

Ndërsa, frika se konsumimi i tepërt i vezëve mund të bëjë dëm, duhet teleminuar.

"Një vezë në ditë, mund të sjellë benefite për shëndetin", thotë prof.Nita nga Universiteti i Kembrixh.

Studimi, publikuar në revistën "Heart", ka vëzhguar me vëmendje efektet e vezës për të vërtetuar ose hedhur poshtë frikën që ekzistonte se mos veza shkakton salmonelë, apo rrit kolesterolin.

Së fundmi, shumica e doktorëve këshillojnë konsumimin e vezëve, si pjesë e dietës, pasi janë shumë të ushqyeshme.

Ato përmbajnë: nivel të lartë proteine, vitamina A, D, B dhe B12, si dhe përbërës që mbrojnë sytë.

"Një vezë, apo dy në ditë, është mëse e këshillueshme", thotë doktor Frankie Phillips, nga Shoqëria Dietike Britanike.

"Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga konsumimi i vezëve"

"Mbase, i vetmi paralajmërim- thotë dr. Philips - është që të hash shumë vetëm një lloj ushqimi, do të thotë që të mos konsumosh ushqimet e tjera"

Vezët gjithashtu janë burim i mirë i proteinës.

Fondacioni Britanik për Zemrën hodhi poshtë këshillën për të limituar konsumimin e vezëve në tre në javë në 2007-ën, kur dolën në dritë evidencat e reja për kolesterolin.

Të fundit