Flash News

KRYESORE

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, ‘Reporter pa kufij’: Dy javë më parë gazetarja denoncoi lidhjen e Çyrbes me Shullazin

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, ‘Reporter pa kufij’: Dy javë

Sulmi ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala është përfshirë në raportin e ‘Reporter pa kufij’, të publikuar së fundmi. Në këtë raport denoncohen rastet e kërcënimeve të gazetarëve në të gjithë botën, nga mafia e lidhur me politikën.

Për ngjarjen e ndodhur më 30 gusht të 2018-ës, kjo organizatë thotë se ndodhi vetëm dy javë pasi gazetarja Lala kishte lidhur deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, me bandën e Emiljano Shullazit.

‘Reporter pa kufij’ shkruan: “Shtëpia e familjes së reporteres shqiptare të krimit, Klodiana Lala, u shënjestrua në orët e para të 30 gushtit 2018. Lala, që mbulon krimin e organizuar për televizionin Neës 24, për më shumë se 10 vite, shkruajti në ‘Facebook’ se sulmi lidhej direkt me raportimin e saj investigativ. Dy javë përpara sulmit, ajo lidhi deputetin e Partisë Socialiste me organizatën e kryesuar nga Emiljano Shullazi, që dyshohet se është një nga bosët kryesorë të krimit në vend.”

Lidhur me sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të Klodiana Lalës, asnjë person nuk është ndaluar nga prokuroria, ndonëse kanë kaluar katër muaj nga ngjarja.

Denoncimet për Tahirin, ‘Reporter pa kufij’: Jeta e Basir Çollakut është kthyer në makth

‘Reporter Pa Kufij’ për Alida Totën: I shpëtoi sulmit me bombë pas denoncimit për Ardit Gjoklajn

Të fundit