Flash News

KRYESORE

Surprizon trajneri Jupp Heynckes, thërret shqiptarin në ekipin e parë të Bayern Munich

Surprizon trajneri Jupp Heynckes, thërret shqiptarin në ekipin e

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes i ka rezervuar një surprizë të bukur mesfushorit me origjinë shqiptare, Meritan Shabani duke e thirrur në ekipin e parë.

19-vjeçari ishte pjesë  e skuadrës në ndeshjen e fundit përballë Laipzig, ku bavarezët u mundën 2:1.

Shabani mbajti numrin 19 në fanellë ndërsa qëndroi në pankinë gjatë 90 minateve së bashku me James Boateng dhe Havi Martinez.

Shabani ka qenë pjesë e ekipit të parë edhe në kohën kur skuadra drejtohej nga Pep Goardiola, por pa mundur të debutoj në një ndeshje zyrtare me kampionët e Gjermanisë.

Aktualisht, mesfushiri ende nuk ka vendosur se me cilën përfaqësuese do të jetë ndërsa ka mundësi të luaj me Shqipërinë, Kosovën dhe Gjermaninë, ku ka lindur dhe është rritur.

Të fundit