Flash News

KRYESORE

A synon presidenti të udhëheqë negociatat me Greqinë? Ilir Meta: Unë nuk jam ekspert, por nuk firmos në letër të bardhë

A synon presidenti të udhëheqë negociatat me Greqinë? Ilir

Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë pretendimet se synon të udhëheqë personalisht negociatat me Greqinë për marrëveshjen e detit. Gjatë një konference në Presidencë, Meta theksoi se nuk është ekspert që të ulet dhe të zhvillojë këto bisedime, për më tepër që kjo nuk do të ishte serioze për shtetin shqiptar.

Gjithsesi, ai theksoi se personat që do të marrin plotfuqinë nga Presidenca janë njerëz të besuar të shtetit, por refuzoi të pranojë se do të firmosë në një letër të bardhë dhe me probleme, duke iu referuar kërkesës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Presidenti nuk synon që të ulet dhe të bëjë bisedime, sepse presidenti nuk është ekspert. Por, presidenti duhet të përmbushë të gjitha përcaktimet e vendimit të Gjykatës Kushtetutese. Presidenti nuk ka nevojë të caktojë njeri në negociatat sepse të gjithë ata që do të marrin pjesë janë njerëz të besuar të shtetit dhe të presidentit të Republikës. Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht me probleme”, tha Meta.

Meta zbardh kërkesën që përfaqësuesi i PD i bëri në Presidencë për negociatat me Greqinë

Të fundit