Flash News

KRYESORE

Taksa e Kosovës ndaj Serbisë, Mogherini: Të respektohen marrëveshjet mes dy shteteve

Taksa e Kosovës ndaj Serbisë, Mogherini: Të respektohen

Në një takim me grupin përfaqësues të  Kosovës për dialogun me Serbinë, përfaqësuesja e  Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini  ka theksuar qëndrimin e BE-së rreth taksës së vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

Përfaqësuesja e Lartë ka kërkuar që të respektohen marrëveshjet që dy shtetet i kanë arritur në Bruksel. Sipas saj, një marrëveshje e paqes do të krijonte edhe një klimë të fqinjësisë së mirë në Ballkan.

“Duhet të krijohet një klimë që kontribuon në fqinjësinë e mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka deklaruar Mogherini.

Të fundit