Flash News

KRYESORE

Taksa për Rrugën e Kombit, Xhaçka: Ndjesë banorëve që s’u konsultuam, por duhet mirëmbajtur

Taksa për Rrugën e Kombit, Xhaçka: Ndjesë banorëve

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka pranuar se qeveria nuk është konsultuar me banorët e Kukësit për vendosjen e taksës për kalimin e automjeteve.

Në një intervistë për “Zëri i Amerikës” ministrja u shpreh se u kërkon ndjesë banorëve duke shtuar megjithatë se ata duhet t'a kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes së rrugës.

“Kjo qeveri ka interesin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve. Për ne është e rëndësishme të ketë një konsultim. Banorët duhet të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes së kësaj rruge”, tha Xhaçka.

Më tej ajo shtoi: “Kjo është një kontratë e mbyllur që në dhjetorë të 2016. Kërkojmë ndjesë që gjatë kësaj kohe nuk është bërë një konsultë me qytetarët por për çdo gjë tjetër në jemi në anën e qytetarëve”. Kujtojmë se ministrja ndodhet në SHBA në kuadër të një vizite zyrtare.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryeministri Rama, i cili ka sqaruar se qeveria nuk është konsultuar me banorët. Ai ka theksuar se banorët e Kukësit dhe zonave pranë do të kenë një abone të veçante, por ka mohuar zerimin e taksës.

Të fundit