Flash News

KRYESORE

Tare nuk dorëzohet, ofertë Fenerbahçes për Muriqin

Tare nuk dorëzohet, ofertë Fenerbahçes për Muriqin

Igli Tare e ka seriozisht për sulmuesin Vedat Muriqi. Ky i fundit po bën mjaft mirë te Fenerbahçe dhe është kthyer në lojtarin kryesor të turqve. Drejtori i Lazios po mendon ta rrëmbejë në Romë.

Mediet turke shkruajnë se Feneri kërkon 35 milionë euro për lojtarin, por drejtori shqiptar nuk ka ndërmend të paguajë një shifër të tillë. Ai mendon ta huazojë shqiptarin e Kosovës me të drejtë blerjeje.

Muriqi do të ishte i gatshëm të pranonte një kalim të tillë, pasi pritet të fitojë rreth 2.5 milion euro në sezon me kalimin te skuadra italiane e Serie A. Shtatlarti do të bëjë hapin e madh në karrierë.

Të fundit