Flash News

KRYESORE

Taulant Xhaka e bën si fëmijët: sa të jetë De Biazi nuk vij më në Kombëtare

Taulant Xhaka e bën si fëmijët: sa të jetë De Biazi nuk

Nëpërmjet Panorama Sport mesfushori i Kombëtares shqiptare u ka komunikuar tifozëve dhe publikut vendimin drastik: Sa të jetë Xhani de Biazi trajner unë nuk luaj më. Edhe pse ka siguruar se mbetet kuq e zi, Xhaka duhe thënë se e ka tronditur publikun futbolldashës i cili është lidhur me Kombëtaren, veçanërisht pas paraqitjes së mirë në Europianin e Francës. Xhaka ka ngulmaua se trajneri as nuk i komunikonte me të arsyet e mosaktivizimit dhe ëhstë ankuar se ai aktivizonte lojtarë të ligave të dyta apo që nuk aktivizoheshin fare, por jo atë. Djaloshi shton se de Biazi gënjen kur thotë se ka ikur nga grumbullimi për arsyet e veta. Nuk është i ri ky konflikt i Xhakës me de Biazin. Kujtojmë se pas një zëvendësimi gjatë ndeshjeve të Europianit, Xhakai i zemëruar bëri gjeste mosaprovimi kur la fushën dhe iu afrua pankinës kuq e zi.

Të fundit