Flash News

KRYESORE

Qëllohet me armë në 04 të më mëngjesit godina e një biznesi në autostradën Tiranë-Durrës, detajet e para nga policia

Qëllohet me armë në 04 të më mëngjesit godina e

Është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi në Qafë-Kashar.

Sipas policisë, një mjet tip “Benz” dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri rreth orës 04:10, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Pas identifikimit nga policia të automjetit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes, që për arsye hetimi nuk bëhen të ditura identitetet e tyre.

“Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm demë materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.

Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve”, njofton policia.

 

Të fundit