Flash News

KRYESORE

“Të gjithë kemi një rol”, mesazhi i fortë i Krastës për pavarësinë e Kosovës: Disa të mos tradhtojnë, disa të mos llapin kot

Urime të shumta ‘gëlojnë’ nga të gjithë sot për pavarësinë e Kosovës, 12 vjet shtet.

Gazetari i njohur Adi Krasta ka përcjellë një mesazh të fortë në këtë ditë të shënuar ku sipas tij në kohën tonë të gjithë kemi një rol.

“Gjyshërit tanë duhet te ndjehen te lumtur (anipse lumturinë nuk ua konfirmojmë dot). Nipat duhet te ndjehen te lumtur (edhe pse ndoshta nuk kane lindur ende).

Pavarësia e Kosovës është e jashtëzakonshme. Dikur e papërfytyrueshme. Duhet t’i gëzohemi mençurisht. Te mos e marrim “for granted”.

Kemi te gjithë nje rol ne kohen tone. Disa te mireqeverisin. Disa te jene profesionale ne diplomaci. Disa te edukojnë ndershmërisht shqiptaret e rinj. Disa te mësojnë te duan. Disa te mos tradhtojnë kombin. Disa te mos llapin kot duke e ditur qe dëmtojnë vendin. Disa duhet te mësojnë te duan pa gjykuar. Thjesht te mësojnë te duan. Pa kushte”, shkruan Krasta në rrjetet sociale.

Të fundit