Flash News

KRYESORE

Të shtëna me armë në një lokal në Kaliforni, plagosen të paktën 20 persona, dyshohet për viktima

Të shtëna me armë në një lokal në Kaliforni,
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Kaliforni. Dyshohet se mes tyre ka edhe viktima. Mediat vendase shkruajnë se një person hapi zjarr, duke qëlluar rreth 30 herë me armë, duke lënë mes të plagosurve edhe një oficer policie. Los Angeles Times raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 me kohën lokale. Zjarrfikësit dhe hetuesit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar zonën, ndërsa autori është larguar dhe ende nuk është identifikuar nga policia. Lajmi në përditësim

Të fundit