Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar/ Doris Pack apel Ramës dhe Veliajt : Është thyer çdo normë morale, komisioni i PE më tërboi më shumë

Teatri Kombëtar/ Doris Pack apel Ramës dhe Veliajt : Është

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack është bërë pjesë e një tryeze për të folur mbi nevojën e ruajtjes së trashëgimisë, me fokus mbrojtjen e Teatrit tonë Kombëtar nga shkatërrimi, si dhe rolin e qytetarëve në mbrojtje të pronës publike, të vlerave dhe trashëgimisë kulturore si kundërpërgjigje ndaj vendimeve arbitrare të pushtetit në emër të gjoja zhvillimit urban.

Ndërsa ka sjellë eksperiencën europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ajo ka apeluar klasën politike shqiptare, konkretisht kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ambasadat në Shqipëri, që të rishohin edhe një herë çeshtjen kundër shembjes së godinës së Tetarit Kombëtar.

“Mendoj se të gjithë, përfshirë kryetarin e bashkisë e Këshillin Bashkiak duhet ta rikonsiderojnë çështjen e Teatrit Kombëtar. Shëtitorja pas nesh është financuar nga fondet e BE, le të themi janë paratë tona. Kryeministri si artist që është duhet të tregojë më shumë interes mbi debatet për artin, e sidomos për Teatrin Kombëtar. Unë jam në mbështetje të protestës suaj të paqme për të ruajtur këtë trashëgimi kulturore.

Nuk e kam kuptuar pse kryeministri duan t’ja heqin qytetit teatrin dhe ata nuk kanë bërë një vendim të konsultuar për këtë debat. Qeveria e mori vendimin për ta shkatërruar dhe për të ndërtuar kulla në vend të tij. Qytetarët e Tiranës duhet të jepnin mendimin e tyre për këtë element të trashëgimisë kulturore.

Ajo që më tërbon më shumë se Komisioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, nuk ndërhyri dhe nuk bëri punën e tij në këtë çështje. Kam dhe një apel edhe për ambasadorëve se çfarë duhet të bënin për të njëjtën çështje në vendet e tyre.

Më lejoni t’i dërgoj një apel kryebashkiakut: Ai është zgjedhur për të mbrojtur mirëqenien e qytetit dhe qytetarëve. Si mund të lejojë kryeministrin që të heqë godinën e TK të këtij qyteti. Kjo nuk është çështje partiake dhe duhet të gjithë të reagojnë. Kjo po thyen çdo normë morale.

Rama duhet të kuptojë që ka dhunuar të drejtën tuaj, e apeloj për ta riparë edhe një herë këtë debat. Nuk jam si politikane partiake, por jam këtu sepse më pëlqen ky vend, e apeloj Ramën të kuptojë ndjenjat tuaja dhe të atyre që e kanë votuar dhe ruajtjen e shpirtit të këtij qyteti”, u shpreh Pack.

Të fundit