Flash News

KRYESORE

Telat Xhaferi shtrohet në spitalin infektiv në Shkup, dyshohet se është prekur me covid-19

Telat Xhaferi shtrohet në spitalin infektiv në Shkup, dyshohet se

Telat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në ikje është shtruar të premten në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, në Shkup.

Mediat maqedonase shkruajnë se nuk është ende e qartë nëse Xhaferi u shtrua në spital si i infektuar me covid-19 apo nga ndonjë infeksion tjetër.

Bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se Xhaferi ka pasur probleme shëndetësore gjatë disa ditëve të fundit.

Kujtojmë se dy zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19. Ata janë Arbër Ademi, deputet i parlamentit të ri dhe Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë në qeverinë kalimtare, të dy aktivë gjatë fushatës.

Të fundit