Flash News

KRYESORE

"Teste s'ka, popullata nuk vendos maska", mjeku i njohur ngre alarmin: Minimalisht 270-350 vdekje deri në shtator

"Teste s'ka, popullata nuk vendos maska", mjeku i njohur ngre

“270-350 vdekje deri në shtator”, kështu është shprehur mjeku Laidon Shapo ndërsa bën një kalkulim të numrit të viktimave deri në fund të verës nëse vijohet me këto ritme të të vdekurve dhe infektuarve dita-ditës.

Në një intervistë për “Tempora”, Shapo tha se është i mundur një përshkallëzim i situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

“Me të dhënat e momentit, me këto ritme, 2-3 vdekje në ditë, llogaris që të kemi në fund të shtatorit diku te 270-350 vdekje minimalisht, nuk është çudi që gjërat të përshkallëzohen. Teste nuk kemi, nuk kemi as popullatën që nuk vendos maska, por t’i shikon se edhe në mbledhje qeveritare nuk vendosen maska”, ka thënë mjeku Laidon Shapo.

Të fundit