Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Thellohet skandali i 'Krimeve të Rënda'; Eulex përgjoi Dako & Co deri në dhjetor 2018
Misioni i Eulex-it në Kosovë ka hedhur poshtë raportimet e mediave shqiptare se materialet e ‘339’ u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare në 2017-ën. Zëdhënësja e misionit, Ioanna Lachana duke folur per Politiko.al është shprehur se ata kanë vijuar monitorimin e personave të përfshirë në këtë dosje deri në dhjetor të vitit 2018.
“Eulex-i i ka dorëzuar të gjitha materialet e dosjes në dhjetor të vitit 2018, duke i vënë në dispozicion të prokurorisë”, deklaroi shkurtimisht ajo, duke lene te kuptohet se hetimi permban materiale më voluminoze nga sa eshte menduar.
Pyetur per nivelin e bashkepunimit me autoritetet shqiptare, veçanerisht Prokurorine e Krimeve te Renda dhe a ka pasur gadishmeri te plote nga pala shqiptare per te hetuar personat e perfshire ne kete 'rrjet', Lachana nuk pranoi te bente asnje koment.
Eulex-i ra në gjurmët e Dakos & Co, pasi po monitoronte një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga porti i Durrësit drejt vendeve të BE-së, pjesë e të cilin ishin edhe disa shtetasë nga Kosova.
Materialet e publikuara nga gazeta ‘Bild’ për dosjen 339 evidentonin raportet e ngushta të Vangjush Dakos me Astrit Avdylajn, anëtarin e bandës se Shijakur. Në tablatet telefonike, Avdylaj shfaqej duke bërë pazare për blerjen e votave në zonën e Durrësit në favor të Partisë Socialistë për Zgjedhjet e Përgjithshme të 2017-ës.
Aq sa në një përgjime, ai i kërkonte drejtorit të ujësjellësit ti jepte listën e mbështetësve të Partisë Demokratike për “t’i shkundur pak”.
Prokuroria e Krimeve te Renda, nisi hetimet e dosjes vetem pas publikimit te marerialeve nga Bild, duke thirrur tete persona te implikuar ne pergjime, ku mes tyre jane edhe Vangjush Dako dhe deputeti Ilir Ndraxhi.