Flash News

KRYESORE

Theri me thikë ish-të dashurin pasi zbuloi profilin e tij në Tinder, 20 vite burg për 25-vjeçaren

Theri me thikë ish-të dashurin pasi zbuloi profilin e tij në

Një 25-vjeçare është dënuar me 20 vite burg pasi theri me thikë ish-të dashurin e saj. Ajo e la të vdekur në vend ishin e saj 23-vjeçar, pasi zbuloi se ai kishte hapur një profil në Tinder.

Edhe pse kishin 5 muaj të ndarë, Hasna Begum e kishte të pamundur ta harronte ish të dashurin. Ajo i shkruante vazhdimisht në Instagram me profile të rreme, deri sa vendosi ta vriste. Begum shkoi në shtëpinë e Pietro Sanna dhe e qëlloi atë disa herë më thikë teksa ai ishte duke fjetur. Mësohet se 25-vjeçarja kishte vënë një paruke bionde dhe kishte veshur një palë doreza për të fshehur gjurmët. Pas kishte kryer krimin dhe pa se 23-vjeçari kishte ndërruar jetë, ajo mori një taksi dhe u largua nga banesa e tij. Hodhi rrobat më gjak në një kazan mbeturinash dhe shkoi drejt një qendre mjekësore, pasi kishte lënduar gishtin e saj. Viktima është gjetur nga të afërmit e tij, pas tre ditësh nga ngjarja. Hasna Begum u dënua nga gjykata e Londrës me 20 vite burg.

Të fundit