Thirrja në protestë: Kompanitë celulare të sjellin internetin, mos bojkotoni

Studentët në protestën te Kuvendi kanë patur probleme me internetin në celular. Ata kanë bërë thirrje në drejtim të kompanive telefonike që të mos bojkotojnë protestën, por të rikthejnë internetin. E njëjta thirrje kundër bojkotit i është drejtuar edhe disa mediave.

“Studentët njëzëri: Kompanitë celulare të na sjellin internetin, të mos na bojkotojnë! Disa media të na ndihmojnë, të mos na censurojnë!  Jepi rini, jeni të pandalshëm! Ju jeni e ardhmja”, shkruan Taulant Muka, studiuesi që denoncoi problemin me kompanitë celulare.