Flash News

KRYESORE

Tirana në ‘shtetrrethim’, si e kalon ditën në shtëpi Monika Kryemadhi

Tirana në ‘shtetrrethim’, si e kalon ditën në

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka postuar foto nga ambientet e shtëpisë së saj, në këto ditë ku e gjithë Tirana kryesisht është “mbyllur në banesë”, si masë parandaluese për Covid-19.

Teksa shfaqet duke hekurosur rrobat e familjes, Kryemadhi u shkruan shqiptarëve për ditën e verës, e cila po kalon si asnjëherë më parë.

“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t'ja dalim”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit