Flash News

KRYESORE

Tirana vlerësohet nga Drejtoresha Rajonale e UNICEF si vend miqësor për fëmijët

Tirana vlerësohet nga Drejtoresha Rajonale e UNICEF si vend miqësor

Tirana konsiderohet si një qytet miqësor për fëmijët. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur sot Afshan Khan, Drejtoreshën Rajonale të UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi. Khan falënderoi kryetarin e bashkisë për bashkëpunimin e shkëlqyer me UNICEF si dhe diskutuan mbi mundësitë për ta bërë qytetin më miqësor për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Në mbarë botën, fëmijët me aftësi të kufizuara janë ndër më të cënueshmit dhe të margjinalizuarit dhe janë të rrezikuar nga përjashtimi, mundësitë dhe shërbimet e nevojshme. Tirana në pesë vitet e fundit e ka shndërruar kryeqytetin në një qytet miqësor me fëmijët, duke i vendosur ata në qendër të politikave të bashkisë së Tiranës.

Të fundit