Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Fillon ndërtimi i shtëpisë me kontributin e Rita Orës

Nisi rindërtimi i shtëpisë së adoptuar nga Rita Ora në fshatin Pinar, e dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Familja Sara ditën e sotme u vizitua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili u tha se banesa e re do të ndërtohet falë kontributit të këngëtares me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora.

“Rita më tha se ndoshta nuk i ndihmoj dot të gjithë, por një shtëpi do ta bëj. Je e sigurt? - i thashë? Po, - tha - patjetër, do ta bëjmë një shtëpi sepse duke dhënë shembullin personal frymëzon edhe të tjerët, që secili të ndërtojë një shtëpi. E kemi një shtëpi, - i thashë, - në fshatin Pinar, e cila realisht është një shtëpi e këputur. Ajo e pa dhe në darkë më tha: Atë shtëpi do bëj! Ndaj, kemi kontraktuar firmën dhe do fillojmë që sot me prishjen. Rita kishte merak se donte që shtëpia të bëhej gati për Vitin e Ri, ndaj që të bëhet gati më kohë, duhet ta prishim që sot këtë të vjetrën, çfarë ka ngelur prej saj, dhe të nisim punën për shtëpinë e re”, u tha Veliaj gjahto anëtarëve të familjes.

E zonja e shtëpisë falënderoi kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora, e cila u sensibilizua dhe vendosi që të sponsorizojë rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.

Veliaj i bëri thirrje edhe të gjithë komunitetit të biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord.

Të fundit