Flash News

KRYESORE

Tjetër përplasje në takimin e Ramës, banori: Dua të iki në azil, nuk rri më…

Tjetër përplasje në takimin e Ramës, banori: Dua të iki

Përveç lavdeve si kryeministri që po shpëton Shqipërinë, Edi Rama është përballur në Vlorë edhe me pakënaqësitë e qytetarëve për situatën në vend. Një prej banorëve i ka treguar kryeministrit se po bën çdo përpjekje për të ikur nga vendi dhe për të kërkuar azil në Perëndim.

“Do iki në azil, do përpiqem me çdo metodë të iki. Ky vend s’ka as drejtësi, asgjë. Nuk rri më…”,- është shprehur qytetari.

Edhe në këtë rast Rama nuk ka dhënë një përgjigje, por ka kërkuar që qytetarit t’i ndërpritet fjala.

“Ka mundësi mos të më ndërpresësh,të lutem shumë? Mos na shqetëso, unë të dëgjova…”,- iu drejtua Rama qytetarit.

Kaos në takimin e Ramës në Vlorë, nervozohet kryeministri (Përplasja)

Të fundit