Flash News

KRYESORE

TKOB do të privatizohet? Margariti: Kam kërkuar të vetëmenaxhojnë të ardhurat

TKOB do të privatizohet? Margariti: Kam kërkuar të

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka shpjeguar se çfarë nënkupton ajo me një opera që del nga varësia totale e shtetit.

Në një intervistë për "Opinion", Margariti është shprehur se menaxhimi i TKOB do të kalojë si institucion që vetëmenaxhohet falë të ardhurave që do vijnë nga shfaqjet.

Ajo shtoi se paratë e mbledhura nuk do t’i hedhin në arkën e shtetit por do  t’i vetëmenaxhojnë.

Margariti shtoi se se nuk duhet të merren fjalë të copëzuara për t’i dhënë ngjyrime politike.

Sa i përket penalizimit të këngëtarëve gjatë pandemisë, ministrja theksoi se ka zhvilluar takime me ta, por duke qenë se ata nuk janë shumë mirë të formalizuar në treg, është e vështirë të përllogaritet humbja e tyre.

“Si çdo herë merren fjalë të veçuara dhe jepen sfumatura që nuk ekzistojnë është momenti edhe për një sqarim. Në një analizë 4 vjeçare ajo që doja të ndaja është që teatri ka potencial dhe mundësi të dalë nga varësia totale, të mos presë nga buxheti i shtetit, pra të gjenerojnë më shumë të ardhura nga të ardhurat të ketë arkën e tij, ta mirëmenaxhojë për të rritur standardet qoftë në teknologji, pra të ketë një buxhet të dedikuar për veten e vet.

Ne kemi rishikuar metodikën për ndihmën e tyre me projekte të brendshme. Rastet mund të jenë sporadike, ne kemi krijuar festivale apo aktivitete, të gjitha formulat janë menduar nuk kemi kthyer asnjë kërkesë të tyre dhe sado simbolike. Këto aktivitete kanë filluar jo në masën që vetë artistët do të donin. Për t’ju ardhur në ndihmë i kemi kërkuar dokumentet që llogaritin humbjen e tyre.

Ne kemi bërë takime të dedikuara edhe në ministri. I ftoj të paraqesin sipas rregullave humbjen e tyre pra qoftë kontrata që kanë humbur, do të donim përllogaritjen e tyre, deklaratë të të ardhurave të tyre. Këtu kemi pasur problematika që nuk mund t’i zgjidhim. Na ndodh që nuk janë të formalizuar brenda kornizave ligjore me sigurimet, pra punojnë me kontrata sporadike”, tha ajo.

Të fundit