Flash News

KRYESORE

"Tokës i ka mbetur edhe 7 vite jetë"

"Tokës i ka mbetur edhe 7 vite jetë"

Shtatë vjet, 102 ditë dhe 12 orë, ja kur bota do të mbarojë.

Nuk është një profeci  librash apo filmash, por instalacioni i Orës së Klimës, i vendosur në muret e grataçelës Metronome në Nju Jork.

Ora e madhe dixhitale me rastin e Javës së Klimës është kthyer në një numërim mbrapsht që tregon kohën që planeti ynë ka në dispozicion për të kufizuar emetimet e dioksidit të karbonit para se të arrijë në një pikë pa kthim.

Ora është e shoqëruar me shënimin: Toka e ka nje afat skadence shkruan TGcom.

Në faqen zyrtare të nismës, ekziston edhe një mesazh që synon rritjen e ndërgjegjësimit tek popullata botërore:

"Njerëzimi ka fuqinë të shtojë kohë, por vetëm nëse ne punojmë kolektivisht dhe masim progresin tonë kundrejt qëllimeve të përcaktuara mirë".

Numërimi mbrapsht, i cili duhet të skadojë në janar 2028, ndjek një vlerësim të bazuar në studimet e kryera nga Kombet e Bashkuara.

 

 

 

Të fundit