Flash News

KRYESORE

Tolgahan së shpejti në Tiranë, do të jetë i ftuar në “Dancing With The Stars”

Tolgahan së shpejti në Tiranë, do të jetë i ftuar

Aktori turk Tolgahan Sayisman, është mjaft i njohur për publikun shqiptar jo vetëm si aktor, por edhe për shkak të bashkëshortes së tij, moderatores shqiptare Almenda Abazai.

Ka më shumë se një muaj që përflitet se Tolgahan mund të vijë në Tiranë por kësaj here duket se ka diçka më serioze në lidhje më ardhjen e tij në Shqipëri.

Burime për ‘Iconstyle’ bëjnë me dije se aktori do të marrë pjesë në një natë speciale të “Dancing With The Stars”, ku do të jetë pjesë e jurisë.

Ndërkohë, i pyetur në një intervistë për mediat turke, Tolgahan është shprehur se akoma nuk ka diçka fikse por që po e mendon.

“Po i lexoj skenarët e ardhshëm. Nuk kam asnjë gjë fikse akoma, por nuk po nxitohem”, ka thënë aktori turk.

Të fundit