Flash News

KRYESORE

Tom Ndreca përballet me KPK, e shkuara e pengon të kalojë vetingun: Ka kontakte me një të dënuar

Tom Ndreca përballet me KPK, e shkuara e pengon të kalojë

Gjykatësi Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, është përballur sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i përfaqësuar në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Sipas KPK, deklarimi i bërë nga Tom Ndreca është i pasaktë dhe ka mungesë të burimeve financiare.

KPK më tej deklaron se Tom Ndreca ka kontakte me një subjekt të dënuar, pasi është kryer kontratë shitblerje e një makine midis shtetasit N.Gj që rezulton me precedentë penalë dhe gruas së Ndrecës.

“Deklarimi i bërë nga Tom Ndreca është i pasaktë dhe ka mungesë burimesh financiare. Ndreca ka apartament 120 m² dhe garazh 80 m², blerë në 2003-shin dhe apartament 92.26 m² te ‘Komuna e Parisit’. Sipas DSIK, Ndreca është i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Kemi kryer hetim të thelluar ndaj gjyqtarit Tom Ndreca dhe është konstatuar një kontratë shitblerje mjeti midis N.Gj e gruas së Ndrecës. Për N.Gj ka të dhëna që ka patur precedentë penalë, pasi në vitin 2011, N.Gj është hetuar për prodhim narkotikësh dhe është i përfshirë në krimin e organizuar. Ndreca nuk e deklaroi në formular kontratën me shtetasin N.Gj. Tom Ndreca ka kontakte me një subjekt të dënuar dhe është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Për Tom Ndrecën ka 11 denoncime, por rezultuan të pabazuara”- thuhet në raportin e KPK.

Të fundit