Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Bulqizë, Basha ngushëllon familjen që humbi nënën me dy fëmijët: I uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për tragjedinë që tronditi sot Bulqizën, ku nëna me 2 fëmijët humbën jetën pas rrjedhjes së një bombole gazi në banesën e tyre.

Përmes një postimi në Twitter, Basha i shpreh ngushëllimet familjes dhe uron shërim të shpejtë për vajzën e cila ja doli të mbijetojë.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore”, shkruan Basha.

Të fundit