Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Don Bosko, çfarë shkruante në 'Facebook' Xhafer Mata pak orë para se të kryente krimin

Xhafer Mata është autori i cili sot kreu një krim të rëndë. Me një pistoletë në dorë dhe në gjendje të rënduar psikologjike qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çunin nga Miloti, ndërsa po ecte në trotuarin e Don Boskos me motrën e saj. Më pas qëlloi edhe veten me të njëjtën armë dhe aktualisht ndodhen në gjendje shumë kritike për jetën në spitalin e Traumës.

Me një kërkim të thjeshtë, rezulton se Xhafer Mata ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Ndërsa shohim profilin e tij në facebook, rezulton se 31-vjeçari, një inxhinier mekanik për makina ishte natyrë romantike dhe postonte shpesh foto e shprehje për dashurinë dhe marrëdhëniet e dështuara.

Por, pak orë më parë, Mata kishte postuar në murin e tij në facebook një poezi, por jo për dashurinë e humbur, por dedikim për nënën.

Poezia e postuar:

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti

nene fjale me te embel ska bota

nene e para fjale qe belbezon foshnja

ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta

Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

qe mbjell veq paqe e dashuri

je ti o nena ime je ti

Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron

Aroma e lekures tende eshte magji

e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend

ndonese me thinja ne koke

ti gjithmone ndihesh femije

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti

nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje

parajse e shpirtit per qdo femije

ti per ne thurr endrra

tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je ti

nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje

e ndjen veq ti

ndjenja kurre ste genjejne

para se te ndodh ekeqe e mire

zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

Po ashtu, në profilin e tij janë postuar nga Mata edhe shumë poezi dashurie, të cilat në të shumtën e rasteve janë dedikim për dashurinë e humbur.

 

 

 

 

 

Të fundit