Flash News

KRYESORE

Transportonte heroinë drejt Italisë, në pranga shoferi i kamionit

Transportonte heroinë drejt Italisë, në pranga shoferi i kamionit

Rreth 4 kg  heroinë  janë sekuestruar  mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë. Çantën me heroinë e mbante drejtuesi i kamionit, i identifikuar si Bledar Shqarthi, 39 vjeç.

Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës. Kamioni ku u gjet droga ishte i  ngarkuar me konfeksione.

Sasia e drogës, e cila si destinacion mendohet se kishte Italinë nuk ka lidhje me firmën e materialeve, por ka qenë vetë shoferi që ka tentuar ta trafikonte drejt vendit fqinj.

Të fundit