Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu kritika Edi Ramës: Ambasadorët nuk poshtërohen kështu as nga diktatorët

Tritan Shehu kritika Edi Ramës: Ambasadorët nuk poshtërohen

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar pas kritikave të ashpra të kryeministrit Edi Rama në drejtim të ambasadorëve të Shqipërisë. Shehu e konsideron poshtëruese gjuhën e përdorur nga Rama për ambasadorët, që sipas tij nuk ndodh as në regjimet diktatoriale.

Sa i përket diplomacisë ekonomike, ku Rama u fokusua kryesisht gjatë fjalës së tij, Shehu thekson se kjo nuk është risi pasi për këtë fushë është ngritur një sektor i posaçëm në Ministrinë e Jashtme që në vitin 1996-të.

Reagimi i Tritan Shehut:

ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET.

Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire.

Kur perdoret ai fjalor ndaj ambasodoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere.

KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET.

Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori!

Dhe te gjithe qendrojne te "gjunjezuar"!!

U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK ME JASHTE SI NJE "NOVITET".

E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi.

Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashtme, i drejtuar atehere nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti.

DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK.

Kreshnik Çollaku i PD: Përshëndes kritikat e Ramës për diplomacinë, por programin e ka marrë ‘Copy Paste’ nga ne

Të fundit