Flash News

KRYESORE

Tritol kryebashkiakut demokrat, reagon PD: Policia dhe Prokuroria të zbardhin ngjarjen

Tritol kryebashkiakut demokrat, reagon PD: Policia dhe Prokuroria të

Kryebashkiakut të djathtë të Matit, Nezir Rizvanit,  i vendosën lëndë shpërthyese, tritol, gjatë natës. Partia Demokratike ka reagur duke i bërë thirrje prokurorisë dhe policisë të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para ligjit përgjegjësit.

REAGIMI I PARTISË DEMOKRATIKE:

Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani.

Partia Demokratike shpresh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike.

Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit pergjegjësit.

 

Të fundit